Categories Lajme

U arrestuan me 70 mijë euro ilaçe kontrabandë, gjykata jep masën e sigurisë për çiftin e farmacistëve

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia çiftin e bashkëshortëve, Kristo dhe Anastasia Anjeli, të arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Storage”. Atyre iu gjet në farmacinë që dispononin, por dhe në banesë një sasi prej 70 mijë euro ilaçesh kontrabandë.

Në vendimin e dhënë ditën e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për çiftin e bashkëshortëve.

Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 1, të qytetit të Sarandës, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e çiftit të bashkëshortëve, Kristo dhe Anastasia Angjeli gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi fillimisht policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME