Categories Lajme

U bënë prindër për herë të parë pas 20 vitesh, Arjani drejtor arsimi dhe Vilma mjeke

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës te vijat e bardha, që lemerisi gjithë shqiptarët dhe ngjall një mërzitje dhe trishtim të thellë për këdo.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 48-vjeçari Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi, ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje.

Gjatë ngjarjes ata kishin në duar edhe karrocën me foshnjën e tyre 3 muajshe. Me profesion, Arjani është drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar. Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas a ksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i goditi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.

Pas ngjajres, ai u largua me shpejtësi nga vendi bashkë me të bijën, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e lëndëve narko tike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME