Categories Lajme

U dëmtuan nga tërmeti, Xhaçka inspekton punimet për rindërtim: 233 familje së shpejti me strehë të re

233 familje të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë apo Rrogozhinë së shpejti do të hyjnë në shtëpitë e rindërtuara. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi punimet për disa nga këto objekte në Manëz dhe zonën e ish Kënetës në Durrës. “Angazhimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi dhe që asnjë shtëpi të mos mbetet grumbull rrënojash. 2020 është viti i rindërtimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.
Projekti i rindërtimit të 233 banesave po realizohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit në masën 470 milion lekë dhe nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, programi “Emergjencat Civile” në vlerën 90 milion lekë. I gjithë procesi po ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Jemi të angazhuar të gjithë: qeveria, pushteti vendor edhe qytetarët, që procesi i rëndërtimit të përfundojë në kohë, pavarësisht problematikave që kanë lidhje me procedurat, por jo vetë me to. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ka një angazhim maksimal, pikësëpari të kryeministrit dhe të Komitetit të Rindërtimit që askush të mos ndjehet vetëm dhe që ky proces sa i rëndësishëm, aq edhe i vështirë të përfundojë në kohën e duhur, u shpreh ministrja Xhaçka, gjatë bisedës me familjarë të prekur nga tërmeti.Punimet për shtëpitë e reja, bazuar në projektet e hartuata nga Insituti i Ndërtimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, kanë nisur javë më parë. Pavarësisht vështirësive të krijuara për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit apo motit të keq gjatë muajit dhjetor, procesi i rindërtimit po vijon për t’u dhënë shumë shpejt  233 familjeve shqiptare një strehë të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME