Categories Lajme

“U dendën me të ngrëna në Beirut”/ Gazetari i Le Iene “shastis” Lleshajn, ja si reagon ministri në emision

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, fliste në emisionin “Opinion”, ka reaguar gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku, i cili e ka ironizuar rëndë ministrin, pasi ky i fundit u shfaq si heroi që shpëtoi Alvin Berishën.
Blendi Fevziu i lexoi statusin e gazetarit ministrit, i cili më pas replikoi me gazetarin.

Statusi i gazetarit:“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per show e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem. Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone

Reagimi  i Ministrit: Sandër Lleshaj: Çfarë ti them unë këtij tani. Flamurin nuk e kishim marrë ne me vete, e kemi gjetur atje. Dakord le të thotë. E vlerësoj punën që ka bërë ekipi i televizionit italian. Operacionin e shpjegova, Kryqi i Kuq, Gjysmë hëna e kuqe, përfaqësuesit shqiptar dhe italianë./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME