Categories Lajme

U denoncua nga Report Tv, ARRSH nis verifikimet për shembjen e urës në ‘By-Passin’ e Tepelenës

Tre ditë pasi Report Tv denoncoi problemet e shfaqura në ‘By-Passin’ e Tepelenës ku një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë u shkatërrua, ka ardhur edhe një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të cilët pohojnë se kanë nisur punën për të verifikuar shkaqet e situatës së krijuar. Sipas ARRSH grupi i punës ka bërë inspektimet e nevojshme të situatës në terren duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat më pas do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident. Ndërkohë ARRSH njofton se pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar.

“Pas evidentimit të një problematike të shfaqur gjatë punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Tepelenës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur menjëherë një grup pune për të bërë verifikimin e shkaqeve të kësaj situate. Grupi i punës, i përbërë nga inxhinierë të ARRSH-së, inspektoi në terren situatën, duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat tashmë do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident. Pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar për ta përfunduar këtë vepër brenda afatit të parashikuar në kontratë. Bypass-i i Tepelenës është një vepër e rëndësishme pasi do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Ky Bypass ka një gjatësi prej 23 kilomterash, gjerësi 10.5 metra dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C.” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Kamera e Report Tv  tre ditë më parë solli pamjet e shembjes së urës ku gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. ‘By Passi’ me një gjatësi prej 2.3 km me katër korsi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional. Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e ‘By Passi-t’ ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve.  Madje prezenca e gazetarit në të Report Tv, Piro Nase ka irrituar punonjësit e firmës së ndërtimit të cilët i kërkuan gazetarit të fshinte pamjet e marra duke degraduar në një debat verbal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME