Aktori i njohur me famë botërore, Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan. Aktori legjendar i “Scarface”, ka mbi dy vite që është në lidhje dashurie me aktoren me origjinë izraelite. Ylli irlandez 79-vjeçar u shfaq i veshur i gjithi në të zeza, me një këmishë, pallto dhe pantallona të zeza teksa ecte rrugëve të Los Angeles.
Në korrik të këtij viti, 43-vjeçarja ka konfirmuar gjatë një interviste në një kanal televiziv izraelit se ishte në një lidhje me Pacino-n, teksa ai po luante në filmin “Once Upon a Time” në “Hollywood”.

