Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros/ Ekspertja për Report Tv: Shkak informaliteti, shumë valuta nuk kalojnë nëpërmjet sistemit bankar (VIDEO)

Pas datës 5 gusht të këtij viti, euro po zbret përsëri në minimumin e saj në ditët e fundit të dhjetorit. 1 euro u këmbye me 121.5 në datë 23 dhjetor duke humbur brenda pak ditësh më shumë se një pikë. Lidhur me këtej rënie shpesh është dhënë si argument efekti sezonal, por ekspertja e ekonomisë Elona Shehu thotë se shkak kryesor është informaliteti që mbizotëron në këtë sektor. “Kemi një rënie të vazhdueshme të euros, dhe një rënie të qëndrueshme të saj nga 2017 dhe në vazhdim të cilat janë efekte të informalitetit, i cili edhe pse presupozojmë që është duke u ulur për shkak të gjithë atyre reformave që janë ndërmarrë, është një informalitet që jep impaktin e tij”, u shpreh ekspertja Elona Shehu.

Shehu thekson kalimi jo nga sistemi bankar i një sasie të madhe të valutave ndikon direkt në zhvlerësimin e saj. Sipas ekspertes mungesa e një kontrolli efikas dhe një kursi zyrtar këmbimi, i krijon hapësira zyrave të këmbimit për evazion fiskal. “Lirshmëria që i lë Banka Qendrore është të vendosin ato vetë kursin e këmbimit për aq kohë sa është dakord blerësi dhe shitësi i asaj monedhe që ta konvertojë në atë kompani. Padyshim si çdo biznes tjetër ka nevojë për kontroll për përcaktim bazash, çmimesh dysheme dhe çmimesh tavan mbi të cilat ti duket të monitorosh janë zbatuar apo jo nga zyrat e këmbimit valutor. Informalietit pastaj është shkalla e padeklaruar e aktivitetit që kryejnë këta kompani, nëse ka aktivitet të tillë prapë nuk e evidenton dot sepse nëse është procesi informal nuk ka një kurs zyrtar por një marrëveshje me dy palëve që caktojnë një kurs që iu leverdis të dyja palëve”  thotë Shehu.

Nga rënia e euros, padyshim që ka edhe humbës. Ata që preken më së shumti nga ky fenomen janë eksportuesit. “Janë disa palë të cilat preken pozitivisht siç janë ata që kanë marrë kredi që në një rast kur zhvlerësohet monedha në të cilën ata kanë marrë kredinë janë më të lehtësuar pasi paguajnë një kredi të zhvlerësuar. Ndërsa ata që preken negativisht nga fenomeni i zhvlerësimit janë eksportuesit dhe padyshim depozituesit të cilët përfitojnë një interes të zhvlerësuar dhe nga ana tjetër eksportuesit marrin të ardhura të zhvlerësuara (më pak) për shkak të kësaj rënie”  theksoi Shehu. Por a ka një zgjidhje për këtë situatë, çfarë mund të bëhet për të stabilizuar monedhën evropiane euro?

 “Koordinimi i mirë i këtyre dy politikave të mëdha monetare dhe fiskale është ajo që do të donte të kishte sot Shqipëria. Në momentin që secila prej tyre kërkon të arrijë objektivin e saj kryesor primar e shkëputur nga tjetra nuk do të kemi asnjë rezultat”,  shton ndër të tjera ekspertja. Ndërkohë Shehu thekson se në situatën që ndodhemi nuk duhet të nxitohemi për të blerë apo shitur valutë, pasi paqëndrueshmëria mund të kthehet në kosto për këtë arsye ajo këshillon të pritet për një kohë më të stabilizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME