Categories Lajme

Po transportonin ilegalisht 9 klandestinë tunizianë e algjerianë, arrestohen 2 të rinj nga Shkodra

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar në mënyrë të paligjshme 9 shtetas algjerianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së. Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se dy personat u arrestuan në afërsi të PKK Hani i Hotit dhe u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.

Njoftimi i Policisë
Shkodër/ Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacion nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Arrestohen në flagrancë dy persona, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe;
  2. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe; Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME