Sulmuesi i Hertha Berlinit, Solomon Kalou, theu rregullat e ashpra të vendosura nga liga gjermane. Ish-lojtari i Chelsea-t hapi një video-live nga dhoma e zhveshjes me shokët e ekipit, duke u dhënë dorën.
Hertha nuk ka vonuar dhe ka pezulluar menjëherë futbollistin. Ai ka gabuar rëndë, pasi ka thyer dhe rregullat e brendshme të klubit, por dhe ato të përgjithshme.
Kalou nuk respekton distancimin social dhe aq më tepër e tregon diçka të tillë në një video live. Drejtuesit nuk kanë vonuar dhe të gjendur përballë një presioni mediatik dhe social kanë marrë vendimin më të ashpër duke pezulluar futbollistin.