Categories Lajme

U dogj me cigare nga vëllai, shërbimi social do të marrë në përkujdesje 2-vjeçaren

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e bërë publike një ditë më parë ku një 2-vjeçare u dërgua në QSUT me shenja diegie në trup.

Dy vjeçarja e cila u dërgua në spital me shenja diegie në trup, do të merret në përkujdesje nga shërbimi social. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për përcjellën e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit, shkruan Dosja.al.

2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e diegieve me cigare t’i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim. Nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç. Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës.

Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e diegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Mbi dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm.

Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore ka rezultuar se vajza nuk është dhunuar seksualisht. 2-vjeçarja gjendet në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë në QSUT dhe gjendja është stabël dhe në monitorim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME