Categories Lajme

U ekzekutua sot te “Mbikalimi i Fushë-Krujës”, Brilant Martinaj, dy vite më parë vrau efektivin e FNSH

Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë.

Xhulio Prela efektiv i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 dhjetorit të 2020.

Intenerari ishte lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit.

Disa ditë pas ngjarjes, mësohet se Brilant Martinaj u largua në drejtim të Turqisë, për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari.

Policia njoftoi në atë kohë se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës por nuk u konfirmua se kush ishte personi që e nisi konfliktin i pari.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë është përballur me ekzekutorët e tij të cilët e lanë të vdekur në vend./vizion plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME