Categories Lajme

“U futa gabimisht në ujërat shqiptare”, dënohet skafisti italian pjesë e…

Një nga personat e dënuar dje me burg nga Gjykata Italiane në kuadër të një grupi shqiptaro-italian që t rafikonte d rogë me gomone, rezulton se ishte kapur më parë në Sarandë ku kishte hyre me gomone në mes të ditës.

Antonio Summa, 29 vjeç rezulton skafist i bandës së drogës, të cilës iu sekuestruan rreth 4 ton marijuanë. Gjykata Italiane d ënoi dje me 70 vite b urg në total 10 t rafikantët Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, Antonio Summa dhe Cosimo Conte. Gjyqtarja Laura Liguori i denoi ata për 3 ton 750 kg marijuanë të kapur në kuadër të operacionit “San Silvestro”.

“BalkanWeb” zbardh të plotë dosjen hetimore të ngjarjes së 3 viteve më parë kur ai për Policinë e Sarandës tha se kishte ngatërruar rrugën e ishte futur gabimisht në ujërat shqiptare.

Prokuroria e la të lire pasi nuk gjeti gjë në gomone, përpos dyshimeve për aktivitet të paligjshëm, por siç rezulton, qëllimet e tij ishin të tjera. Për policinë e Sarandës ai atëherë përmendi edhe një emër, “Cosimo”, që nuk dihet nëse është i dënuari tjetër i djeshëm Cosimo Conte.

Në këto rrethana është realizuar shoqërimi i mjetit lundrues në territorin ujor të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, si dhe drejtuesit të tij.

Nga këqyrja e mjetit lundrues është konstatuar se ai ishte i pajisur me dy motorë, secili prej tyre i markës “Yamaha”, më nga 115 kuaj fuqi secili, dhe në depozitat e karburantit gjendej një sasi karburanti e llojit benzinë prej rreth 200 litra. Nga kontrolli i ushtruar mbi mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Madje as dokumentacioni identifikues, regjistrues apo i pronësisë së mjetit lundrues.

Nga e ana e drejtuesit të mjetit lundrues janë paraqitur vetëm dokumentet “librezë”, që i përkisnin motorëve të instaluar në mjetin lundrues, nga të cilët rezulton se motorët ishin të matrikulluar respektivisht me matrikull “312849” dhe nr.848-02, si dhe matrikull “312840” dhe nr. 847-02.

Nga ana e tij drejtuesi i mjetit lundrues dispononte një aparat telefonik të markës “Samsung – J3”, në të cilin nuk gjendej asnjë kartë telefonike, si dhe karikues telefoni me dy fisha karikimi. Nga këqyrja e telefonit, pas hapjes së tij, është fiksuar realizimi i komunikimeve telefonike me dy numra telefonikë të kompanive celulare që operojnë në territorin shqiptar, dhe konkretisht “0688764633” dhe “0683309197”.

Në kontakt me Oficerin e Policisë Gjyqësore, drejtuesi i mjetit lundrues, në mungesë të dokumentacionit identifikues, është vetëdeklaruar si shtetas italian i datëlindjes 13.06.1992.

Në deklarimet e tij, të marra me cilësinë e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi italian ka deklaruar se mjetin lundrues ja kishte marrë një miku të tij, edhe ky shtetas italian, të cilin e identifikon vetëm me emrin “Cosimo”, dhe se ishte nisur nga porti “Santa Maria de Leuca”, i gjendur në zonën e Leçes, Itali, me qëllim realizimin e vizitës së brigjeve detare greke, por për shkak të gabimit në orientim është gjendur në ujërat territoriale shqiptare.

Nga sa më sipër rezultojnë dyshime të bazuara se ndodhemi dhe duhet të kryhen veprime hetimore për veprat penale: “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal; “prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

dhe se autor i tyre është shtetasi italian. Edhe gjykata nga ana e saj çmon se kërkesa për caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nen hetim, masat shtrënguese – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, “-Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”, -“Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga nenet 233,234 dhe 235 të kodit te procedurës penale, është e drejtë dhe bazuar në ligj dh e në prova. U shpall me datë 22.05.2018 ora 10.12.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME