Categories Lajme

U gjet e djegur pak kilometra larg, kjo është makina që dyshohet se u përdor nga autorët e masakrës me 3 viktima

Abc ka siguruar pamjet e automjetit të shkrumbuar i cili u gjet në Larushkë.

Dyshohet se makina e gjetur e djegur u përdor nga autorët e atentatit me 3 viktima pasditen e sotme.

Brenda automjetit policia gjeti edhe një armë.

Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i atentatit të sotëm (17 korrik) me 3 viktima.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.

Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vakës që konfirmuan se ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhë, por do të jetë AND-ja që do të vërtetojë identitetin.

Gazetari i Abc, Leonidha Musai mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Gjithashtu, Martinaj dyshohet se ka qenë autor i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.

Policia ka blinduar Tiranën dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./Abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME