Categories Lajme

U gjet i djegur në automjet, publikohet fotoja e ish-efektivit të “Shqiponjave” Artjon Xhelo

Publikohet fotoja e ish-efektivit Artjon Xhelo, i cili u gjet i djegur brenda automjetit të tij në “Qafën e Llogarasë”.

Mësohet se ish-efektivi i DVP Berat, ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Më pas, për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit iu vendos “masë disiplinore”. Xhelo nuk dha dorëheqjen nga policia, por u përjashtua nga radhët e policisë.

Personi në foto është Artjon Xhelo, është ish-punonjësi i policisë që u vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij.

32-vjeçari Artjol Xhelo, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal, ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan.

Aty u fol që efektivit të policisë Artjol Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas “News 24”, ish/efektivi i policisë Artjol Xhelo kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike.

Xhelo u gjet i djegur brenda makinës së tij, tip BMË, rreth orës 14:35 të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendit e quajtur “Qafa e Llogarasë” dhe trupi i pajetë u gjet i djegur në sediljen e shoferit.

Edhe pse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, dyshohet se 32-vjeçari Xhelo dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME