Categories Lajme

U gjet i djegur plotësisht brenda makinës/ Zbardhet dëshmia e punëtorit të karburantit

Pesë ditë pas një ngjarjeje tragjike në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, ku një 32-vjeçar u gjet i djegur plotësisht brenda një automjeti, hidhen dyshime se ai mund të jetë v rarë.  Brenda mjetit u gjet shtetasi Armand Mici, i cili u dyshua fillimisht se mund të jetë vetëvrarë.

DËSHMIA Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Kërrabë, çka vërtetohet edhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

I marrë në pyetje nga grupi hetimor, punëtori i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë, ka pohuar në deklarimet e tij se 32-vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash, punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32- vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Kërrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë. Ndërkohë, në kamerat e karburantit, v iktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Kërrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

NGJARJA Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 4 shkurtit, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në zonën e Kërrabës, në aksin e vjetër nacional Tiranë-Elbasan. Viktima ndodhej brenda automjetit të tij tip “Volkswagen”, i cili ishte përfshirë nga flakët dhe shkrumbuar plotësisht bashkë me trupin e të riut brenda. Policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje.

“Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima, i cili është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i padënuar. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volkswagen Passat’, me targa ‘AA 273 NU’”, sqaroi Policia lokale në njoftimin e dytë.

Me anë të një njoftimi të tretë dhe përfundimtar, Policia konfirmoi edhe faktin që 32-vjeçari ka blerë lëndë djegëse në një pikë karburanti.

“Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volkswagen Passat’”, sqaroi komunikata.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME