Categories Lajme

U godit nga vetëtima, 39-vjeçari shpëtohet nga polici

Një burrë në New Jersey u godit nga rrufeja pasditen e së mërkurës. Eric Baumgartner, 39 vjeç po lyente vijat në një fushë kur u godit nga shkarkesa e fuqishme, raporton “CBS”.

Filmimet e një kamere nga shtëpia e një banori aty pranë tregojnë vetëtimën që përshkon qiellin shoqëruar nga një bubullimë. “Ishte si një bombë. Më pas pashë jashtë dritares. Djali ra në tokë”, thotë Jay Heday, një banor pranë fushës.Oficeri R.J. McPartland po mbaronte turnin e punës kur ndodhi ngjarja. Ai shkoi menjëherë te fusha dhe nisi të bënte frymëmarrje artificiale.

Mund të shihnim disa shenja djegieje në duart e tij kështu që mundëm të kuptonim si kishte ndodhur  dhe e dinim se duhej të bënim disa shtypje mbi kraharor që zemra e tij të funksiononte sërish”, shpjegoi ai gjatë konferencës për shtyp.

Baumgartner është baba i dy djemve dhe punon prej 18 vjetësh për qytetin. Ai rifitoi vetëdijen gjatë kohës që po e dërgonin në spital.

Rreth 20 njerëz në SHBA vdesin çdo vit nga goditjet e vetëtimave ndërsa qindra të tjerë pësojnë lëndime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME