Categories Lajme

U kap dy ditë më parë në Karaburun, ja disa detaje të reja

Gomonia e kapur dy ditë më parë në ujërat e Karaburunit në Vlorë, ishte e vjedhur në Greqi. Konfirmimin e vjedhjes policia e Vlorës e ka kryer nëpërmjet një komunikimi me policinë helene, ku është konfirmuar se pikërisht gomonia e kapur nga policia shqiptare, i përkiste një shtetasi grek, i cili e ka raportuar mjetin lundrues në polici si të vjedhur. Gomonia ka një karakteristikë të veçantë pasi përbëhet nga dy motorë që në ndezje nuk nxjerrin zhurmë. Të njëjtën karakteristikë kjo gomone ka edhe nëse ajo lundron me shpejtësi të madhe në det. Me sa duket mos bërja zhurmë e dy motorëve ka sjellë dhe vjedhjen e shpejtë të mjetit në Greqi dhe më pas gomonen autorët e kanë sjellë në qytetin e Vlorës.

Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koci 25 vjeç, të dy nga Vlora dhe të paskenduar në veprimtari kriminale u kapën nga policia e Vlorës, teksa po lundronin pikërisht me mjetin lundrues të vjedhur në Greqi. Gjatë marrjes në pyetje Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi, kanë treguar në polici se kishin dalë në det për të provuar gomonen dhe nuk kishin asnjë qëllim kriminal. Ata nuk kanë pasur asnjë leje nga kapiteneria e Vlorës për të lundruar. Ndërkohë policia e Vlorës po kryen hetime për sa i përket zbulimit të personit të vjedhjes së kësaj gomoneje.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME