Categories Lajme

U kap me kokainë në banane, por prokuroria shfajëson kompaninë për evazion fiskal

Alba Exotis Fruits vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, për shkak të ngarkesave me kokainë të fshehur në banane, por ndërsa SPAK nuk vërtetoi dot ekzistencën e grupit kriminal, një tjetër prokurori tentoi të provonte se për tregtinë e frutave ekzotikë kompania në fjalë kishte fshehur të ardhurat.

Dokumentet që disponon Top Channel tregojnë se si në kohën kur policia gjurmonte për kokainën, tatimet kontrolluan 40 arka me banane për të parë a ishin apo jo shkresat në rregull

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për shkak të një denoncimi nga organet tatimore që pretenduan se në ngarkesën prej 776 kg banane nuk kishte fatura tatimore shoqëruese.

Kompania në fjalë u vu në qendër të hetimeve përgjatë katër viteve të fundit për së paku gjashtë ngarkesa me drogë, të fshehur në kutitë me banane, dhe operacionet kulmuan me arrestimin e dy vëllezërve Dauti, Barjon Gumeni dhe Eduart Dauti.

Të dy ata me një vendim të SPAK, nuk po hetohen më nga prokurorët e posaçëm, por nga prokuroria e Durrësit, që bëhet me dije se ka përcjellë letërporosi drejt vendeve të origjinës së kokainës. Në total dyshohet se janë midis bananeve u sollën mbi 40 kg kokainë që grupi kriminal nuk iu është gjetur ende

Por edhe këtij hetimi për akuzën e fshehjes së të ardhurave kompania i shpëtoi duke qenë se sipas prokurorisë së kryeqytetit, vepra penale nuk ekziston dhe nuk faktohet.

Si prova u përdoren faturat e dorëzuara nga organet tatimore që shpjegojnë se gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi fiskal.Vendimin nëse është hetuar sikurse duhet kompania e bananeve që dyshohet dhe për kokainën, do ta japë Gjykata e Tiranës./TopChannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME