Categories Lajme

U kapën me doza kanabisi, ekstazi dhe kokainë, dy të arrestuar dhe 7 të tjerë nën hetim në Lezhë

Dy të rinj, 19 dhe 29-vjeç, janë arrestuar në Lezhë për drogë ndërsa 7 të tjerë janë vënë nën hetim.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe automjeteve me të cilat lëviznin, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan disa doza lëndë narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E. Gj., 19 vjeç, O. G., 29 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit: M. Sh., 38 vjeç, A. E., 24 vjeç, U. F., 22 vjeç, L. S., 22 vjeç, E. A., 24 vjeç, N. A., 30 vjeç, L. B., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të automjeteve me të cilat ata lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME