Categories Lajme

U kryen dy gra bitje spektakolare brenda në Rinas, autoritetet “kujtohen” të mbyllin kontratën me ICTS

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë çështje shoqëria koncensionare e aeroportit Nene Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.

Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Në fakt ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.

Si motiv kryesor i mos rinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005m për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë  sigurinë në Rinas duhet të merret me- Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin  e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport. Po  ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën e 2019./Top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME