Categories Kuriozitete

U kujdes për të gjatë fundit jetës, milioneri britanik i lë shqiptarit pasurinë marramendëse

Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij. Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte pronar një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”. Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit tëjetës.

I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut. Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën. I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij. Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME