Categories Lajme

U lanë përgjysmë me një krah e me një këmbë, Rama: 7 urat në Rrugën e Kombit përfundojnë për punë ditësh

Për pak ditë 7 urat në Rrugën e Kombit do të përfundojnë në të dy krahët. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku me ironi i quan 7 ‘gjysmëgjela’  me një krahë e me një këmbë. Urat në Rrugën e Kombit u lanë pa përfunduar në qeverinë Berisha, ndërsa Rama thotë se tashmë falë investimit të qeverisë së tij, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët e qarkullimit.

Për shkak se autostrada vinte dhe ngushtohej në çdo urë, ishin kthyer në burim aksidenti, por tashmë ngushtimi i kësaj rruge duket se do të marrë fund.

“EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin” shkruan Rama.

Pak më parë Rama postoi edhe disa foto krahasuese të transformimit të lumit që kalon mes Fierit duke e krahasuar me ‘Lanën’ në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME