Categories Sport

Goal: Messi shpejton rikuperimin, do të luajë kundër Real Betisit

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, raporton se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i gatshëm të luajë në ndeshjen e së dielës, kundër Real Betisit, duke e përshpejtuar kështu procesin e rikuperimit.

Sulmuesi argjentinas kishte munguar në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të La Ligës, kundër Athletic Bilbaos, të cilën Barcelona e humbi me rezultat 1:0 për shkak të një goli akrobatik nga Aritz Aduriz,. Pasi që Luis Suarezi u detyrua ta lë atë ndeshje në gjysmë për shkak të një lëndimi dhe pasi që sot u mësua se Ousmane Dembele do të mungojë për pesë javë për shkak të një lëndimi tjetër, të gjitha përgjegjësitë për fazën e sulmit i ranë të riut në skuadër, Antoine Griezmannit.

Megjithatë, Barcelona e ka marrë një lajm të mirë sot, pasi që Goal raporton se Messi është i gatshëm të përfshihet në planet e trajnerit Ernesto Valverde për ndeshjet e radhës, përkundër që sot ushtroi ndaras skuadrës. 32-vjeçari pësoi lëndim në fillim të përgatitjeve me Barcelonën, pasi u kthye nga Kupa e Amerikës me Argjentinën. Që nga atëherë, ai ka qenë duke u stërvitur i vetëm, ndaras skuadrës së Barcelonës.

Megjithatë, tani ai do të kthehet në stërvitje pasi që blaugranët dëshirojnë t’i marrin pikët e para për këtë sezon të ri. Messi pritet të jetë në stol, i gatshëm për të hyrë në lojë nëse një gjë e tillë shihet si e nevojshme. Kthimi i Messit do ta lehtësonte presionin mbi Griezmannin, pasi që të gjitha përgjegjësitë për fazën e sulmit ranë mbi francezin, pas lëndimeve të bashkëlojtarëve të tij dhe huazimit të Philippe Coutinhos në Bayern Munich.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME