Categories Lajme

U largua një ditë më parë, gjendet trupi i pajjetë i 72-vjecarit

Mëngjesin e 15 qershorit Vasili, i cili vuante nga skleroza, doli për të mos u kthyer dot më. Informacionet e para, që mbërritën gjatë transmetimit live e lokalizuan vendndodhjen e tij, po brenda qytetit të Lushnjes, por pa mundur të arrihet në vendin, ku edhe u gjet i pajetë, pranë një banese të braktisur.

Një person ka njoftuar familjen, pasi ka mundur të identifikojë 72-vjecarin që kërkohej në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Me lot në sy, thuajse e pamundur për ta besuar, vajza që e kërkoi një ditë më parë në emision dha këtë lajm te hidhur: ‘Një person që është roje në një ndërtesë aty afër na njoftoi se e kishte gjetur trupin e pajetë. Babai im kishte mbaruar. U gjet mbrëmjen e djeshme, në një shtëpi të pabanuar.

10 minuta larg nga shtëpia. Kishte rënë nga një lartësi. Kishte rënë keq dhe e gjetëm pa jetë. Unë kisha dyshime pasi prej tre ditësh askush nuk e pa. Ishte fati i tij, mbaroi. E kemi përcjellë drejt banesës së fundit. Që nga ajo rrugë nuk u kthye më. Nuk mundi, ndoshta nuk kishte patur njeri ta ndihmonte. E humba babain’, përlotet në studio vajza e tij Esmeralda, teksa dha këtë lajm të hidhur për babain e saj Vasil Bano doli nga banesa këtë të hënë dhe nuk u kthye më. I moshuari vuante nga skleroza prej tri vitesh. Pak para se të zhdukej i kërkoi vajzës ta falte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME