Categories Bota

U martua me një person 20 vjet më të madh dhe i vòdhi 250 mijë dollarë

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Mësohet se një 52-vjeçar i hapi zemrën 32-vjeçares nga Ukrahina, por ajo e mashtroi. Mediat britanike shkruajnë se ajo e mashtroi duke vjedhur 250 mijë dollarë.

52-vjeçari nuk e kishte kuptuar lojën e saj pasi ishte shumë i dashuruar. Ai madje u shpërngul në Ukrahinë për të jetuar me të, duke sakrifikuar edhe punën. Muajt kalonin dhe çifti dukej më se i dashuruar. James e propozoi për martesë Irinën. Ata bën një martesë, e cila më pas rezultoi se ishte false.

Irina i vodhi  burrit 250 mijë dollarë,  duke bindur 52 vjeçarin të blejë një apartament, i cili në realitet kushtonte shumë herë më pak se sa shuma që James transferoi në llogarinë bankare që Irina i kishte dhënë. Kur James e kuptoi mashtrimin, ishte tepër vonë, pavarësisht përpjekjeve për të rimarrë paratë e humbura, James nuk ia doli.

Irina u mor në pyetje nga policia, por pavarësisht nga dokumentet e James, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj. Progresi i vetëm ka qenë, se pasi martesa e tyre u shpall false, ai u emërua pronari i vetëm i apartamentit prej 63,000 dollarësh. Ai po e mban apartamentin me shpresën se vlera e tij do të rritet pasi të mbarojë pandemia e Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME