Categories Kuriozitete

U ndanë për tre muaj! Momenti emocionues i takimit mes infermieres dhe të bijave

Një video emocionuese ka fiksuar momentin e takimit të një infermierie në Britaninë e Madhe me të bijat e mitura, të cilat kishte afro tre muaj pa i parë, pasi spitali ku punonte priti pacientë të infektuar me COVID-19.

Infermierja Sally Boocock, 38-vjeç, nga North Yorkshire, u nda nga vajzat e saj në 9 mars, pasi ishte e detyruar për të qëndruar në spital pas shpërthimit masiv të koronavirusit në vend. Vajzat e saj, Daisy dhe Rubi, u diagnostikuan me sindromën “DiGeorge” (Një gjendje që mund të shkaktojë probleme të përjetshme, duke përfshirë problemet në zemër). Për të mos rrezikuar të bijat nga kjo pandemi botërore, Sally zgjodhi që të qëndronte larg tyre. Mirëpo, kur duket se virusi e ka humbur fuqinë e saj dhe jeta po i rikthehet dalë ngadalë normalitetit, infermierja vendosi të surprizonte të bijat.

E veshur me kostumin e një arushi të madh, ajo drejtohet për në shtëpi. Për të bërë një surprizë sa më origjinale, Sally, kërkoi ndihmën e dy motrave të saj, Clarie dhe Emma. Ato do të shtireshin sikur kishin sjellë në shtëpi një aktore animatore të veshur si një arush të stërmadh. Teksa Sally afrohej të bijave i kërkon atyre t’i dhurojnë një përqafim. Por papritur ajo heq kostumin dhe zbulon fytyrën. Vajzat mbeten të befasuara dhe përqafojnë tërë mall mamanë.

“Të jesh larg vajzave për tre muajt e fundit ishte padyshim një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë. Mos bërja e detyrave si nënë, të vendosja vajzat në gjumë, të kujdesesha për të, m’i bënë këto muaj shumë të vështirë”, u shpreh Sally.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME