Categories Kulture

Nuk jua merr mendja kurrë, ja sa ishte rroga e Enver Hoxhës

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, enver hoxha ishte kryeministri i 22-të. ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë. në librin e tij “historitë e 33 kryeministrave të shqipërisë”, gazetari dhe pedagogu roland qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar enver hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “diktator”.

Enver Hoxha hero i kombit?!
enver hoxhës i mjaftuan vetëm pak vite për të ngritur kultin e tij. këtë e bëri jo vetëm me eliminime, ndalime e dënime, por edhe me vlerësime për veten e tij. vetëm në pak vite si kryeministër ai mori 11 dekorata dhe urdhrat më të lartë që merr një shqiptar. hero i popullit, urdhër i lirisë së klasit të parë, urdhër i flamurit, medalja e kujtimit, urdhri partizan i klasit të parë, urdhër i skënderbeut i klasit të parë, urdhër i trimërisë, urdhri “ylli i kuq”, medalja e trimërisë, medalja e çlirimit. kulmi i vetëdekorimit arrin kur, vetëm 1 vit e 11 muaj si kryeministër, mori urdhrin “hero kombëtar”. çdo komb ka një hero kombëtar. që gjatë rilindjes dhe me ngritjen e shtetit shqiptar gjergj kastriot skënderbeu ishte heroi ynë kombëtar. por më 27 nëntor 1946, shqipëria bëhet i vetmi vend në botë me dy heronj kombëtarë. me skënderbeun dhe enver hoxhën. dhe çudia vijon: bashkë me titujt dhe urdhrat e tjerë këta tituj vazhdojnë të jenë edhe sot, që ka kaluar një çerekshekulli nga rrëzimi i komunizmit.

Rroga e Enver Hoxhës kryeministër, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, sekretar i parë i komitetit qendror të ppsh, gjeneral kolonel, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar. por sa e kishte rrogën enver hoxha? revista “time”, e vitit 1971, zbulon se hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.

Vjersha e kryeministrit Enver Hoxha rezulton i vetmi kryeministër që ka bërë një vjershë gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. edhe fan noli si vjershëtor u mor me përkthime gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa mehmet shehu kishte hedhur në vargje impresionet e luftës së spanjës, por jo kur ishte kryeministër. por muza e enver hoxhës u frymëzua nga një pikëllim i madh, për kë do thoni ju? shuarja e babait të tij shpirtëror, josif stalin. ja dhe vjersha që sot më shumë të bën për të qeshur: “nënë buçet shkumbini djalo ka ndrruar jetë stalini mëndjethelli, zemërtrimi e kish caktuar lenini të forcohej komunizmi”.

10 vjet kryeministër, 40 vjet diktator, asnjë gërvishtje për 40 vjet enver hoxha drejtoi me dorë të hekurt shqipërinë. afro 100 mijë është shifra zyrtare që jepet për ata që kanë vuajtur gjatë sistemit komunist ose janë eliminuar, ose janë burgosur apo internuar. ndërkohë as në 10 vite si kryeministër dhe as në 30 të tjera si sekretar i parë i komitetit qendror, enver hoxhës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. asnjë atentat, asnjë përpjekje, asnjë tentativë, asnjë plan nuk është konfirmuar që një apo disa shqiptarë të synonin për ta eliminuar enver hoxhën.

sa ironike është ajo që thotë sulo gradeci, kryetari i grupit të sigurimit të enver hoxhës, për 30 vjet, në intervistën e dhënë autorit të këtij libri në vitin 2007: “enverin e ruante i gjithë populli”. është më se kuptimplotë pyetja naive e një studenti tim të gazetarisë, në një orë leksioni: “si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME