Categories Lajme

U ngrit të mbronte vajzën nga goditjet e Erdetit, vetë u masakrua. Vëllai i viktimës tregon si e gjeti motrën: I kishte prerë damarët

Ervin Fjolla, vëllai i Enkeleda Çapokut ka treguar se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.

Në bisedë e sipër me gazetarin e ABCnews, vëllai shpjegon se Eredet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.

“Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai.

NGJARJA

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda duke patur një levë dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë me dhunë në shtëpi, Eredet Çapoku ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës.

Pasi ka ndjerë zhurmën, nëna është ngritur për të penguar futjen e Eredetit në dhomën, por në moment ai ka qëlluar me levë në shpatull gruan duke vijuar më pas me sulmin ndaj Enkeledës.

Kjo e fundit ka patur edhe vajzën në krevat duke ndërhyrë për të mbrojtur të bijën nga sulmi.

Në këtë moment, Eredet Çapoku ka qëlluar fillimisht me një send të fortë në kokë Enkeledën si edhe e ka çarë me thikë në fytyrë.

Eredet Çapoku e përndiqte kunatën e tij pasi vëllai ndodhej në burg.

Ai i bënte foto asaj në vende publike, si kafe apo rrugë dhe ia dërgonte të vëllait në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME