Categories Lajme

“Silleni ta pushkatojmë me dorën tonë”! Shokojnë prindërit e njërit prej autorëve të krimit makabër në Mallakastër: Lyejeni me benzinë

Prindërit e 26-vjeçarit Ervis Zotkaj, njërit prej autorëve të krimit makabër në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u lidh me litar, u vra me peshqir dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj, kërkojnë drejtësi nga shteti.

Duke e cilësuar viktimën si njeri shumë të mirë dhe të ndershëm, prindërit kërkojnë që djali i tyre të pushkatohet. Në një intervistë për news 24, prindërit e të riut thonë se janë gati ta vrasin me duart e tyre djalin, për krimin e rëndë që ka bërë.

(Babai i djalit që vrau Drita Saliaj në Mallakaster)

“I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di”, thekson i ati i 26-vjeçarit.

Çfarë ka ndodhur ditën që ka ardhur policia?

Policia erdhi në 4, ishim në gjumë. hapa portën, më thanë jemi policia, ku e ke djalin. Ju thashë që nuk e di. Më thanë gjej djalin. Iu thashë të shikonin brenda në shtëpi, se unë nuk e di. Djali kishte vajtur te një kushëri, që banon në Greqi, dhe vajtën e kapën atje dhe e morën me makinë.

Keni folur me djalin pas 5 janarit? Flet nëna

Jo, ishte si i tërbuar. Nuk hante bukë në rregull, ikte shpeshherë. Dua dënimin më të rëndë, ta çoni e ta lyeni me benzinë e ta vrisni. Ajo gruaja është shumë e mirë, shumë e ndershme.

Për Vit të Ri e urova, e pyeta me kë e kaloi, më tha vetëm. Unë jam ta pushkatoni në vend djalin. Ai vinte e ikte të shtunën, mora dhe vajzën në telefon, po më tha ashtu bën ai. Ishte si i hutuar, i trembur. Luisi ishte në Greqi, atë tjetrin nuk e njoh fare.

Do ta përfaqësoni djalin në gjykatë?

Jo, jo. Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës.

E kemi rritur me lakra, na janë këputur duart duke punuar për të dhe të na bëjë këtë. Unë kam katër djem e tri vajza, tani kam gjashtë fëmijë.

Të ma sjellin këtu, po s’e vrava, mos më quani të tillë. Ai më ka borxh kokën. Unë do ik nga këtu dhe do shkoj në Gjerbës e do i them më vrit mua. Unë si prindër vete vetë atje dhe iu them të më pushkatojnë.

Daja: Ai të marrë ndëshkimin më të merituar të mundshëm. Ka bërë një veprim shumë, shumë të vështirë dhe shumë të rëndë. Mos i ndodhtë asnjë njeriu kjo. Nuk e mbështes fare, unë e kam shkruar të vdekur. Mua më ka vdekur ky nip./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME