Categories Lajme

Vr au nusen e xhaxhait në Mallakastër/ Prindërit e autorit: Djali të vr itet në mes të fshatit!

Këtë të premte, jepet masa e sigurisë në Gjykatën e Fierit për tre të rinjtë e arr.estuar për vr.asjen e 50-vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës. Për L.Saliaj, 16 vjeç (nipi i burrit të vi.ktimës), banues në Gjerbës, S.Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës, prokuroria pritet të kërkojë masën e arr.estit me bu.rg.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatëa, i ati i një prej autorëve kërkoi që i biri të marrë dë.nim maksimal.

“Djali te marr dën.im maksimal. Djalin nuk e dua më. Të vr.itet në mes të fshatit”, tha Syrja Zotaj, babai i Ervis Zotaj.
Edhe e ëma e 26-vjeçarit shprehu të njëjtin qëndrim. “Dy-tre dite djali ka qenë i shqetësuar. Ta sjellin në Gjerbës dhe ta vr.asin. Nuk e mbroj djalin për asgjë”, tha ajo.
Ngjarja

Policia njoftoi se: Në orët e para të mëngjesit të 7 Janarit, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e 50-vjeçares, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të saj. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe zbardhën ngjarjen. Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05 Janar 2020 kanë shkuar për të vj.edhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i paje.të i 50-vjeçares. Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Kr.imeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arre.stuan autorët e dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME