Categories Lajme

“U nis për në shkollë, por s’u kthye më”, zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Një adoleshente shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze në Berlin të Gjermanisë.

Familjarët e saj kanë kontaktuar në redaksinë e JOQ Albania, ku tregojnë se kanë humbur kontaktet me 16-vjeçaren që prej datës 29 nëntor.

Sipas kushëririt të vajzës, Marisa ishte nisur për në shkollë por nuk u kthye më në shtëpi.

Familja e ka raportuar ngjarjen në Polici. Autoritetet gjermane kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes shqiptare nga Tetova e Maqedonisë, e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh.

Familjari tregon për JOQ Albania, se në momentin e zhdukjes vajza ka qenë e veshur me një xhaketë të kuqe.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve të tjerë që janë atje, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e vajzës të lajmërojnë autoritetet gjermane.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq kisha ni lutje per ni shperndarje ka humb vajza e mixhes ktu Berlin shqiptare me mundsi me Publiku Foto edhe diqka sse ndoshta ka dikush informacion ktu Berlin. Ka 10 dit qe ka humb flm, esht 16 vjecare nga Tetova e Maqedonise. E kemi denoncu ne polici zhdukjen e saj. Quhet Marisa Uzairi, kontakti i fundit ka qen me 29-11-2019, ka shku per shkoll edhe nuk esh kthy ma. Policia esht ne kerkim  po Ende ska asnje lajm. Ka qen me xhaket te kuqe. Ju lutem postojeni, ju ruajt Zoti.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME