Këngëtarja bukuroshe Tuna mbahet mend për hitin e saj “Piroman”, ku bashkë me të solli edhe shpirtin shpërthyes që i reflektoi që nga kënga e parë.
Ajo konsiderohet si këngëtarja më e guximshme dhe më e veçantë shqiptare. Edhe pse me një jetë të suksesshme dhe kohë pas kohe edhe me skandale, ajo prapë se prapë vazhdoi të jetë e fuqishme deri më sot.
Por siç duket gjithçka ka ndryshuar, pasi Tuna nuk po i beson më askujt veç vetes.
Në një foto të publikuar së fundmi, me një gotë verë përpara ajo tregon se është e lodhur, e zhgënjyer. Megjithatë në fytyrën e saj nuk ka humbur sharmi dhe shkëlqimi.
Javët e fundit po flitej për një ndarje të Tunës dhe Patrisit. Këto spekulime morën një hov më të madh kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin prej nga po ndante edhe imazhe me fjalime provokuese.
Por këto ishin vetëm fjalë të kota pasi me veprimin e fundit Tuna iu dha fund këtyre spekulimeve.
Ajo së fundmi ka ndryshuar emrin në biografinë e saj në rrjete sociale duke shtuar mbiemrin e bashkëshortit.