Categories Lajme

U pezullua nga OBSH-ja, edhe Kosova heq dorë nga përdorimi i këtij ilaci

Ilaçi “Hidroksilkolina” i cili përdorej në Kosovë për kurimin e pacientëve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), tanimë nuk do të përdoret më.

Kjo pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pezulloi përkohësisht përdorimin e tij për shkaqe të sigurisë. Infektologu Salih Ahmeti bën të ditur se në Infektivë nuk po përdoret një ilaç i tillë, dhe se sipas tij, nuk ka as arsyeje.

“OBSH e ka pezulluar deri në një vendim të ardhshëm, por ne i kemi kryer rastet, edhe me dashtë dhe me pas indikative që kanë nevojë me përdorë Hidroksilkolina. Sidoqoftë ai bari tek ne është treguar pa efekte anësore dhe me efekte të mira. Por ne jemi në përfundim të epidemisë dhe edhe po të duam me përdorë nuk kemi arsyeje”, deklaron Ahmeti.

Ky ilaç përdorej vetëm shtatë ditë tek pacientet, ndërsa, në Infektivë thonë se nuk kanë vrenjtur efekte anësore. Drejtori i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus më 25 maj, organizoi një konferencë për shtyp, ku deklaroi se Lancet (revista mjekësore) publikoi një studim të vëzhgimit të efekteve të hidroksilkolinës dhe kloracinës dhe efektet e tyre tek pacientët e shtruar nga Covid-19.

Zyrtarët njoftojnë se niveli i vdekshmërisë së pacientëve është më i lartë nëse këto ilaçe përdoren vetëm apo të kombinuara me makrolide (një lloj i antibiotikëve)”.Ilaçi, i cili u njoftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi të përdoret për t’u mbrojtur kundër llojit të ri të koronavirusit, por u raportua se ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME