Categories Lajme

U plagos me thikë teksa po shuante një sherr, del nga spitali polici në Vlorë

Ka dalë nga spitali i Vlorës polici me iniciale R. Ç., që u plagos disa ditë më parë në Pilur të Himarës teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave. Pas 12 ditësh në spital, ku mbërriti në gjendje të rëndë për jetën, 25 vjeçari është larguar mëngjesin e kësaj të hëne pas terapisë intensive.

Efektivi nuk pranoi të flasë për mediat por jashtë kamerave ka falenderuar kolegët e tij për ndihmën e dhënë në momentet e para dhe bluzat e bardha. R.Ç., u plagos mbrëmjen e 15 Gushtit në Pilur kur u godit mjet të ftohtë pasi ndërhyri për të shuar një grindje mesa disa personave.

Personi i arrestuar për këtë ngjarje është lënë në burg. Për plagosjen pati edhe një reagim nga drejtuesit e lartë të policisë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili mbërriti një ditë pas ngjarjes në spital duke kërkuar dënim për të gjithë ata që ngrenë dorën kundër efektivëve të policisë.

Nga spitali, konfirmohet se gjendja e 25 vjeçarit tashmë është stabël, megjithatë ai do të vijojë të jetë nën vëmendjen e mjekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME