Categories Lajme

U porositën para VKM, “BOOM” nxjerr nga porti i Durrësit dhjetëra makina të 2008

Vendimi i qeverisë për të mos lejuar importin e makinave mbi 10 vjet preku jo vetëm grupet e interesit por dëmtoi rëndë edhe qytetarët të cilët kishin porositur blerjen e mjeteve para se VKM  të dilte.

Më dhjetra mjete mbeten të bllokuara për dy muaj me radhë në portin e Durrësit.

Një prej blerësve të mjeteve u ankua në emisionin “BOOM” në Rtv Ora News për ngërçin e krijuar.

Zotëria jo vetëm nuk tërhiqte dot mjetin e blerë por edhe duhet të paguante për parking.

Begi Hasani: Me 20 tetor unë kam porositur një mjet në Kanada. Është blerë, këtë e vërteton fatura e blerjes.Ndërkohë që mjeti nis rrugëtimin e tij për të ardhur në Shqipëri, gjatë transportit qeveria mblidhet dhe bën një VKM, poshtë 10 vjeçarit nuk do të futen më makina nga data 2 dhjetor. Ndërkohë mjeti mbërriti në datë 13. Në momentin që vinë këtu mjetet janë të 2008, VKM thotë 10 vjet.Mjeti kur erdhi ishte 2018, brenda vitit.

Nuk na lejojnë të bëjmë doganë, asgjë. Na i kanë mbajtur mjetet prej dy muajsh atje, paguajmë parking+kontenierin për bllokimin që i bëjmë. Edhe pse janë shkarkuar, kontenieri nuk lëviz se është një rregull. Te parkingu çdo ditë paguajmë 6 mijë lekë, te kontenieri diku 50 mijë lekë. Mjetin e bleva në tetor dhe VKM ka dalë në nëntor. Mjeti ka bërë 2 muaj transport. Janë 82 makina si unë, ti jepet drejtim se me të dyja këmbët shteti është brenda.

Gazetarja: Nëse makina nuk zhdoganohet deri me 28 shkurt?

Begi Hasani: Nëse nuk bëhet dogana dhe këto makina nuk targohen deri në fund të këtij muaji i bie që nuk do të targohen më kurrë.Makinat sekuestrohen.

“BOOM” ishte në drejtorinë e Doganës në Durrës për të pyetur drejtuesin e këtijn institucioni se cili do të jetë fati për 60 mjetet që qëndrojnë të bllokuara.

Drejtori i Doganës Durrës: Makinat e 2008 nuk lejoheshin të zhdoganoheshin në dhjetor të 2018.Në bazë të VKM-së. Ja kemi referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe në dijeninë time Drejtoria e ka çuar te Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit dhe Energjisë dhe tani jemi në pritje.Po të kisha mundësi për ti zhdoganuar do ti zhdoganoja.Mundësia e vetme është të bëhet ndryshimi i VKM-së ose të vijë një interpretim nga Ministria.

Vetëm 24 orë pas interesimit të “BOOM” në Doganën e Portit të Durrësit dhe problematika duket se ka gjetur zgjidhje nga kjo shkresë.

Begi Hasani: Kanë nxjerrë një urdhëresë që makinat e 2008 do të zhdoganohen, dy muaj mbetën kot të bllokuara.Faleminderit BOOM!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME