Categories Lajme

U qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërron jetë në spital Entjan Nikulaj

Entjan Nikuajt, kushëriri i Ardian Nikulaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Nikulaj u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e quajtur “Ura e Trenit”. Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja plumbash.

Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “BMW” me targa të vjedhura në Tiranë.

Pas ngjarjes, një mjet është gjetur i djegur në afërsi të aeroportit të Rinasit, dhe paraprakisht  dyshohet se u përket autorëve.

Për këtë ngjarje, policia njofton se, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Vrasja e Ardian Nikulajt:

Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.

Shtatë muaj pas ngjarjes autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

Komunikimet qe autori u dyshuar ka shkëmbyer me persona të tjerë do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë qe ndodhi më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Organizator i vrasjes së Nikulajt ishte shqiptari Edmond Haxhia, ndërsa katër britanikët, së bashku me Simson kishin rolin e vëzhguesve. Sa i përket Saraivës, ai ishte personi që e qëlloi atë për vdekje.

Policia dyshon se ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj është bërë për gjakmarrje. Oficerët e policisë po hetojnë mbi konfliktin 20 vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj. Përplasja për një 10 mijë lekësh, në një pikë karburanti, që përfundoi me bilanc tragjik me disa të vrarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME