Categories Lajme

U rendit e dyta/ Arta Marku: Kërkoj të njihem me pikëzimin e KLP për të ushtruar të drejtën për ankim të vendimit

Arta Marku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e cila garon për një mandat për plotë në këtë post, i ka kërkuar sot KLP-së që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit, i cili e renditi atë të dytën në garën për kryeprokuror.

Përmes një kërkese të dërguar pranë KLP, ditën e sotme Marku thotë se pasi të njihet me sistemin e pikëzimit do vlerësojë të drejtën  e saj për ankimim të vendimit.

Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se Marku do të ankimojë vendimin e Këshillit, brenda afatit i cili përfundon ditën e nesërme.

Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik edhe listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. I pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçajm me 362 pikë.

Kërkesa e Arta Markut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME