Një qenush i racës Springer Spaniel u nxor nga ekipet e shpëtimit pasi ra 300 metra poshtë një ujëvare. Louis, pesëmbëdhjetë muajsh rrëshqiti dhe më pas ra poshtë shtegut kryesor në ujëvarën Gray Mares Tail pranë Moffat, Dumfries dhe Galloway në Skoci.
Dy skuadra të shpëtimit në malin Moffat u dërguan në orën 13:00 për të provuar dhe lokalizuar këlyshin, të cilin ata mund ta dëgjonin duke rënkuar, por patën vështirësi për ta gjetur.
Pas rreth 45 minutash kërkimi, ata arritën ta gjenin dhe e vendosën qenin në një çantë shpine pasi u qetësua. Louis nuk u plagos dhe ishte në gjendje të dilte nga aty për t’u ribashkuar me pronarët e tij rreth orës 4:30 pasdite.