Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës.
Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej për një shëtitje me familjen.
Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit, dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rëndë.
E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.