Categories Lajme

Terrorizonte qytetarët me thikë në dorë, arrestohet 43-vjeçari në Kurbin. Zbardhet identiteti i tij

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Kubinit.

Blutë njoftojnë se i arrestuari i identifikuar si 43-vjeçari Gentian Diva, lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët.

Ky person rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.

Njoftimi:

Lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.

Menjëherë pas kallëzimeve të marra, se një shtetas me precedent të theksuar penal të mëparshëm, përbënte rrezik dhe shqetësim për komunitetin (lëvizte me mjet prerës në dorë kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë), Komisariati i Policisë Kurbin ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rekordet”.

Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin Gentian Diva, 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

43-vjeçari i kapur, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.

Ky shtetas ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME