Categories Lajme

“U rrite, u bëre burrë”, Brataj dedikim të birit: Para se të bëhesh mjek duhet të jesh human

Në vitin e fundit nga momenti kur u shënua rasti i parë i koronavirusit në Shqipëri jemi mësuar që në profilin e tij të gjejmë vetëm këshilla dhe sugjerime për të mposhtur sëmundjen. Por sot drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj sjell anën tjetër, të prindit krenar për djalin e tij që është në rrugën e mjekësisë. Ai thotë se djali po ndjek traditën familjare. “Po bëhesh mjek! U rrite, u bëre burrë. Po bëhesh mjek. Po ndjek një traditë familjare, fëmijë mjekësh që bëhet mjek. Trashëgimtar i denjë që ka marrë këtë edukatë familjare nga dy mjek, nuk mund të jetë ndryshe! Deri këtu çdo gjë është mëse normale. Para se të bëhesh mjek duhet të jesh human!

Të kesh sensin e ndihmës për të tjerët, solidariteti është virtyti i parë, së bashku me studimet që nuk duhen ndërprerë asnjëherë në mjekësi. Të studiosh dhe të jesh human, të ndihmosh ata që kanë nevojë, nuk ka nevojë për diplomë apo liçenc! Ajo që ti po bën me këtë shoqatë (Rainbow for Africa) me të cilën erdhe për të dhënë ndihmën për tërmetin në Nëntor 2019 në Shqipëri është rruga e duhur. Atë që ajo shoqatë vazhdon të bëjë për emigrantët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë në nevojë është një mision, është një mrekulli, është për tu përgëzuar dhe admiruar.

Është një shembull për tu ndjekur. Prania dhe angazhimi i jot me kolegët e mi të kësaj shoqate më mbush me entusiazëm, më bën krenar, më bën të të admiroj. Shpresoj që jeta të ta shpërblej me të njëjtën monedhë biri im! Faleminderit” mbyllet postimi i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME