Categories Lajme

Momenti prekës gjatë protestës në Bërxullë, banorja nxjerr “malin” me ilaçe, bashkëshorti në lot: Nuk shembet shtëpia me forcë

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sot sërish për të disatën herë dhe kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre për shpronësim sipas vlerës së tregut për pronat e tyre, rrugë e nënkalime që jeta e tyre të mos dëmtohet dhe rrezikohet.

Një banore ka nxjerrë para mediave ilaçet që konsumon për një muaj, duke treguar se vuan nga disa sëmundje, por megjithatë zëri i saj nuk dëgjohet nga shteti.

Banorja e Bërxullës: Unë jam protestuesja nga 1 tetori deri më sot 30 prill. kam 45 vjet që përdor këto ilaçe për një muaj. Janë për astmën, për alergjinë. Kjo është për zemrën, për tension dhe hollues gjaku. Për tiroiden, për reumatizmin dhe kjo për veshin e mesit. Këto ilaçe që përdor unë dhe karamele e çokollata t’i hash për një muaj janë të dëmshme, jo më këto ilaçe. Populli shqiptar ta marrë vesh, shteti shqiptar ta marrë vesh, i gjithë ky hall që më ka rënë më ka rënë nga shteti jo nga Zoti. Zoti më jep durimin, kurajën. Ju falënderoj ju mediat që dëgjoni zërin tim që shteti nuk e dëgjon. Unë sot një nënë 63-vjeçare të dalë në të gjitha mediat, a ka më turp e padrejtësi, për gjithë ato sakrifica që kam kaluar në jetën time.
Të më japë dëmshpërblim për banesën, të na bëjnë rrugën, të na bëjnë nënkalim.
Ky shtet më hajduti në 30 vjet. Shteti shqiptar ta bëjë mend mirë. Kur të vijë te shtëpia ime ta bëjë mend mirë.

Bashkëshorti: Ne nuk heqim dorë. Do qëndrojmë. Jetojmë me bujqësi. Ngrihem në 5 të mëngjesit për të punuar. Sot kanë shkuar çmimet në qiell, a bëhet një shtëpi sot? Mezi e ndërtuam. Hajde zotëri ballafaqohu, më jep një të drejtë. Unë nuk jam ai që s’dua rrugën. Nuk shembet shtëpia me forcë, vetëm me ligj. Të gjitha instancave i jam drejtuar. Me sakrificë çdo gjë. Në spital, e me bujqësi. I kam ndërtuar me djersë. Nuk ka burrë nëne që ma shemb shtëpinë mua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME