Categories Lajme

U shkarkua për mosjustifim të pasurisë, KPA njoftim të rëndësishëm për ish-gjyqtarin, Artan Broci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPA) ka regjistruar çështjen  për ish- gjyqtarin, Artan Broci të shkarkuar për mosjustifikim të pasurisë. KPA përmes shortit ka caktuar edhe trupën gjykuese, me kryesuese Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, dhe Sokol Çomo.

Kujtojmë që Artan Broci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), për mosjustifikim të pasurisë.

Pasuria e tij ka qenë një nga pikat më të diskutueshme, ku sipas KPK-së gjatë seancë dëgjimore deklaroi se  ”Broci ka mospërputhje mes deklarimeve dhe informacionit mbi blerjen e tokës, të cilën më pas e ka shitur në 2010, nuk ka pasur të ardhura për ta blerë shtëpi në vitin 2006 në të cilën nuk ka deklaruar shtesën e bërë, ka mospërputhje mes lëvizjeve në llogari bankare dhe kontratës së shitjes, gjithashtu Broci nuk ka paguar tatimin për shitjen e këtij apartamenti”. 

Njoftimi i KPA-së

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2018, datë 29.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53 datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Broci.

Sot, në datën 01.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME