Categories Lajme

U shpëtoi nga duart 30-vjeçari nga Burreli, SHÇBA nis hetimin për dy efektivët

Janë proceduar nga SHÇBA dy efektivët e Policisë që po shoqëronin 30-vjeçarin Rigers (Riljon) Lala, në momentin kur ky i fundit arriti që t’ia mbathte nga komisariati. Mësohet se të dy efektivët janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve për rastin. Nëse rezulton se kanë shpërdoruar detyrën apo nuk kanë kryer si duhet funksionin që kanë, mund të pritet ndaj tyre edhe fletë ar resti, por pritet përfundimi i hetimeve për t’u marrë një vendim i tillë.

Lala shoqërohej nga 2 efektivë të policisë për të lënë shenjat e gishtave gjatë mëngjesit të djeshëm kur arriti që të arratisej, ndërsa do të dërgohej drejt Gjykatës ku do të njihej me masën e ar restit.

Lala u ar restua për a rmëmbajtje pa leje pas sinjalizimit të policisë se një person lëvizte me a rmë në “Ali Demi” gjatë pasdites së datës 2 Janar. Në ditën kur ndodhi ngjarja, dëshmitarë thanë për Faxëeb.al se i riu kishte qëlluar me armë, por ky version u hodh poshtë nga ana e Policisë. I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që t’ia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”. Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që mbeten për t’u sqaruar më tej në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME