Categories Lajme

U sollën nga “kampi i ferrit” dhe nuk kanë asnjë kontakt me familjarët, zbulohet ku janë dërguar 5 të riatdhesuarit

Fax News ka zbuluar detaje të reja për pesë të riatdhesuarit nga kampi Al Hol në Siri që erdhën ditën e djeshme në Shqipëri. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë dërguar në Kampin e Kavalishencës në Durrës.

Familjarët nuk kanë dijeni se sa do të zgjasë qëndrimi i tyre nën kujdesin e autoriteteve shtetërore dhe nuk kanë asnjë kontakt me personat e riatdhesuar.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama u shpreh se fëmijët që do të riatdhesohen nga qeveria prej kampit Al-Hol, do të ndiqen nga një ekip i specializuar në një qendër të posaçme. Rama tha se për trajtimin e këtyre fëmijëve do të kërkohet edhe ndihma e familjarëve dhe të afërmve që jetojnë në Shqipëri.

“Ne e kemi gati strukturën e ngritur për këta fëmijë, ku do të ndiqen dhe do të trajtohen, qoftë nga psikologë, qoftë nga mjekë. Ne padyshim që do të kërkojmë dhe ndihmën e familjarëve të tyre që ata të riintegrohen sa më parë”, u shpreh Rama, ndërsa mësohet se katër fëmijët e kthyer sot do ti dorëzohen fillimisht shërbimit social.

Sa i takon përgjegjësisë ligjore me të cilën do të përballen njerëzit që janë në moshë madhore, Rama tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

“Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do ti nënshtrohet drejtësisë, po këto nuk janë çështje të miat. Rastet do të trajtohen në mënyrë individuale, aq që diskutohet se këtu kemi dy kategori të ndryshme nga njëra tjetra, edhe brenda vetë të rriturve, dhe përgjegjësia do të jetë e secilit prej tyre“, tha Rama. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME