Categories Lajme

U tha se babai e theri me thikë, 32-vjeçari nga Berati: Kisha pirë alkool e hashash, rashë në divan dhe u plagosa

Ditën e djeshme Andrea(Renis) Sheroku u plagos rëndë nga babai i tij Ramo Sheroku. 32-vjeçari nga Berati përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plagët e shkaktuara nga thika i prekën kraharorin dhe mushkëritë. Ditën e djeshme u raportua se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre pasi 66-vjeçari kishte pirë alkool dhe ishte dehur.

Por gjatë një emisioni televiziv, 32-vjeçari Sheroku ka dhënë një tjetër version për ngjarjen duke treguar se kishte pirë alkool e lëndë narkotike. Ai ka treguar se thika iu ngul në kraharor pasi u ul në divan dhe për këtë i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i lirojnë babain nga burgu.

Sheroku: Unë jam mirë tani. Kisha pirë unë dhe nuk mbaja mend asgjë. Kisha pirë shumë alkool dhe nja dy cigare hashash. Kur shkova në shtëpi, kam rënë nga shkallët.

Pyetje: Ku e gjetët thikën?

Sheroku: Në momentin që jam kthyer, kisha ngrënë fruta në shtëpi dhe ndoshta e kam harruar padashje tek divani dhe kur u shtriva pashë gjak. Kam dalë në rrugë me vrap, fqinjët njoftuan policinë.

Pyetje: Po babai çfarë tha?

Sheroku: U shokua. Ta lirojnë babain, mos ta mbajnë brenda atje se nuk ka faj i shkreti. Me trupin tim nuk ka asnjë faj. Mamaja u sëmur dhe ndërroi jetë.

Pyetje: Sa kohë ka?

Sheroku: Në datën 8 mars. Kam dhimbje shumë të madhe. Më dhemb shpirti që nuk e kam atë, nuk jetoj dot asnjë sekond pa atë, e kam pasur gjithmonë pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME