Categories Sport

U tha se u shitën brenda 24 orëve, ja sa kushton fanella e Messit në PSG

Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023 dhe do ta veshë fanellën me numër 30. Mbrëmë u bë zyrtare blerja e Lionel Messit, sot, që në mëngjes, tifozët kanë pushtuar dyqanin zyrtar të klubit në Paris.

El Chiringuito ka publikuar një radhë të gjatë të fansave që në orën 9 të mëngjesit, që po presin për të blerë një fanellë me numrin 30 të Messit, para se të prezantohet te PSG-ja në orën 11:00. Përves fizikisht që po presin në radhë, PSG ka hedhur edhe në faqe fanellat dhe shitjet janë marramendëse.

Në ueb-faqen e klubit tashmë kanë dalë në shitje fanellat e 34-vjeçarit, si ato vendas, po ashtu edhe si mysafir. Një fanellë shkon deri në 187.99 dollarë (160.54 euro), por që çmimet e tyre variojnë nga më të ndryshmet. Nga specifikat që kërkoni, si emblema e klubit, ato të sponsorëve dhe karakteristikat e tjera, çmimi shkon duke u ngritur.

Kështu është edhe në rastet tjera me fanellat e klubeve të ndryshme evropiane, që sa më shumë që kërkoni fanella të detajuara, çmimi është më i madh që duhet të paguani. Derisa çmimi standard shkon nga 87 dollarë (fanellë e ndeshjeve të Kupës), deri në 107 dollarë./express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME