Categories Covid-19, Lajme

U vaksinua shoferi i autoambulancës/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron rastin: Janë njësoj të rrezikuar

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore reagoi sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni.

Duke informuar se të gjithë shoferët e institucionit në periudhë pandemie kanë kaluar në shërbim me autoambulancë për rastet me COVID-19, QKUM ka sqaruar se vaksinimi i shoferëve që janë aq të ekspozuar ndaj virusit të rrezikshëm, në përballje direkte me pacientë me COVID, është domosdoshmëri.

“Pse duhen goditur institucionet ku punohet? Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqendruar te shërbimi ndaj pacientëve me COVID-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Ata janë dhënës të ndihmës që kanë qenë njësoj të angazhuar si mjekët dhe infermierët e Urgjencës Kombëtare”, thuhet në reagimin e QKUM-së.

QKUM thekson se “të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës”.

“1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët merren në banesë dhe dërgohen në spital. 2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid dhe dërgohen në banesë. 3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me COVID-19 nga spitalet në aeroport, kur çdo qytetar ka vendosur të kurohet jashtë shtetit.

4. Çdo ditë trajtohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit. 5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë. 6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1, 2, 3, 4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës”, thuhet në njoftim.

Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte vaksinën.

QKUM njofton se, “nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80”.

Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona.

“Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën. Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të vaksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të vaksinohej. Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve.

Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë”, thuhet në njoftim. “Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i vaksinuar!
Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME