Categories Lajme

U vetëflijuan me qëllim “ringjalljen”, nënë e bijë përcillen për në banesën e fundit

Janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, nënë e bijë që ndërruan jetë në zonën e Kombinatit. Zhaneta Josifi 56-vjeçare dhe vajza e saj Anisa Josifi 30-vjeçare janë gjetur pa shenja jete, të enjten mbrëma, nga polica në banesën e tyre. Pas këqyrjes paraprake që ju bë trupave të tyre në morg, rezultoi se vajza Anisa kishte 7-8 muaj që kishte humbur jetën ndërsa nëna ishte ndarë nga jeta 2-3 ditët e fundit.

Ditën e sotme, të afërmit e tyre janë mbledhur në Përmet për t’ju dhënë lamtumirën e fundit. Kujtojmë këtu se Zhaneta Josifi bashkë me dy vajzat e saj ishin ngujuar prej kohësh në banesën e tyre duke refuzuar që të hanin apo pinin me qëllim vetëflijimin për të arritur “ringjalljen”. Nga kjo tragjedi, e vetmja që shpëtoi ishte vajza tjetër, Blerta e cila u dërgua në Urgjencën Psikiatrike. Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME