Categories Lajme

“U zemërova me mikun tim Edin”, Vuçiç falënderon Ramën: S’dua të poshtëroj as veten, as popullin tim, por…

Me tone të forta dhe i prerë ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa ka folur në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor, për atë që do të përfitojnë popujt tanë nga bashkëpunimi në fjalë. Në përgjigjë të pyetjes se cfarë do të përfitojnë qytetarët tanë nga bashkëpunimi, Vucic ka theksuar pa doreza se vendet nuk mund të mbijetojnë pa këtë bashkëpunim. Ka pranuar se eshte zemeruar me “mikun e tij Edin”, qe duket, sipas tij, se po mbrohet per gjithe sa po behet mes vendeve, si dhe ka deklaruar se ai si president i Serbise po ben punen e vet, nderkohe qe BE-ja ndjek politiken e vet te zgjerimit.

Ja cfare tha Vuçiç “Pa këtë nuk mbijetojmë, kjo nuk shihet nga ata që nuk duan ta shohin, askush nuk mund të mbijetojë këtë jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm, po të mos i bëjmë tregjet tona të punës dhe ekonomike më të mëdha, më thoni një vend që nuk largohen cdo ditë njerez, si do ti kthejmë këta njerëz ne, si do ti mbajmë njerëzit këtu duke krijuar atmosferë konflikti dhe lufte se na ndihmon politikisht. U zemërova me mikun tim Edi se duket se po mbrohemi, për cfarë duhet të mbrohemi? Të mbrohemi nga ata që duan të na shohim duke luftuar me njëri-tjetrin, apo të punojmë pranë njëri-tjetrit dhe të kemi të ardhme normale. Mbrëmë ne koncert u kënaqa, por u ndjeva i trishtuar, e njoha me mire kulturën shqiptare dhe e falënderoj Ramën që ma dha këtë mundësi. Më thoni një gjë të keqe nga ajo që po bëjmë ne këtu? Nuk marr rolin e padronit se unë mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët, c’të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, një shtëpi për 100 familje shqiptare,  do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe e maqedonase duke krijuar vende pune pse duhet të kemi turp për këtë gjë?

Nuk ka kushte për asnjë të gjithë janë të mirëpritur, ne jemi në rrugën evropiane, ka kaluar 6 vite që nga bisedimet e pranimit, por ne varemi dhe duhet të varemi, ti lutemi zotit dhe pastaj atyre që të hapin dy tre kapituj? Nuk dua të poshtëroj as veten e as popullin tim, une i them popullit ne po e bëjmë punën dhe ju na vlerësoni, por kjo nuk varet më nga ne, por nga ata dhe rrethanat e tyre të brendshme. Le të bëjmë ato që varen nga ne, dhe jo ato që nuk varen nga ne, mënyra se si ne e organizojmë rajonin varet nga ne jo fuqitë e mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME